FOTO/ Salsano 'tradhtohet' nga Flori, i zbulon një sekret të rëndësishëm

FOTO/ Salsano 'tradhtohet' nga Flori, i zbulon një sekret të rëndësishëm

12:20, 21/07/2017
A+ Aa A-

Moderatori dhe aktori i spektaklit të humorit ‘Portokalli’, Salsano Rrapi, dje ka festuar ditëlindjen dhe miqtë e tij janë kujdesur për t’ia bërë sa më të veçantë këtë ditë.

Ajo shprehja "femrat nuk pyeten për moshën", duhet zgjeruar edhe me ca meshkuj. Ata nuk e tregojnë moshën në pamje, kështu që më mirë të vazhdosh t'i mendosh, pa e ditur moshën, gjithmonë të rinj, siç edhe duken. Salsano Rrapi meriton një vend në këtë komunitet meshkujsh. Por duket se sekretin ja ka zbuluar pikërish miku i tij.

Aktori ka marrë dy torta nga kolegët e tij, Gaz Paja dhe Florian Binaj, por detaji në tortën e Florit  na bën të dyshojmë që aktori ka mbushur 50 vjeç duke qenë që mbi të është një gjysmë portokall  dhe një 50%.

"Kjo eshte torta e Florian Binajt per mua. Gjithmone i vecante ne ditelindjen time. Perqafime Flor", shkruan Salsano.  

Prezantuesi i Portokallisë ka qenë larg familjes në këtë ditë, në tur në Bulqizë me "Verë dhe Portokalle", por miqtë e tij e kanë ndihmuar të ndihet si në familje duke e festuar të gjithë së bashku ditën e veçantë për Salsanon.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco