Një transgjinore në kastin e “Dance With Me 4'

Një transgjinore në kastin e “Dance With Me 4'

11:29, 21/07/2017
A+ Aa A-

Me nisjen e sezonit të ri televiziv në shtator, pas muajve të verës, pritet të ndezë motorët edhe edicioni i katërt i spektaklit “Dance With Me”.

Për formate të tilla është intriguese të zbulosh se cilët do të jenë  konkurrentët apo anëtarët e jurisë që dy producentet, Alketa Vejsiu dhe Vera Grabocka, do të përzgjedhin për të katërtin vit.

Përveç emrit të Kelvi Kadillit dhe Aurela Hoxhës nuk është zbuluar ndonjë emër i ri i këtij spektakli, ndaj ne ju ftojmë të lexoni emrin e ri që kemi zbuluar.

Blitz.al ka mësuar se pjesë e kastit të “Dance With Me 4” do të jetë një transgjinore dhe bëhet fjalë për Linda Rei. 29-vjeçarja bëri mjaft bujë me rrëfimin e saj të parë në “Top Show”, ku rrëfeu edhe historinë e saj të shndërrimit nga mashkull në femër.

Kjo është hera e parë që një transgjinor bëhet pjesë e një formati të tillë, që duket se do të bëjë zhurmë akoma pa nisur. Ne kemi mësuar gjithashtu se producentet Vejsiu dhe Grabocka janë duke menduar edhe për një partner për Rein, pasi ajo është shumë e gjatë. Por me siguri deri në shtator gjithçka do të jetë gati. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco