Legjendat e muzikës botërore që u ndanë nga jeta para kohe

Legjendat e muzikës botërore që u ndanë nga jeta para kohe

10:24, 21/07/2017
A+ Aa A-

Prej vitesh me radhë kemi dëgjuar shpesh për vetëvrasjen e shumë prej yjeve të botës muzikore. Lajme të tilla sigurisht që tronditin shumë, për shkak të pëlqyeshmërisë dhe mesazhit që këta persona kanë përcjellë me artin e tyre. Jo më larg se ditën e djeshme, një tjetër yll u shua duke vendosur të varte veten në shtëpinë e tij. Chester Bennington lideri i grupit “Linkin Park”, vrau veten ditën e djeshme në moshën 41 vjeçare, duke e mbuluar me zi muzikën Rock. Me këngët që ai i dhuroi botës ndër vite ka frymëzuar shumë njerëz dhe ka mbledhur shumë fansa të cilët “i la në baltë”.

Por Chester nuk është i pari që vendosi të vriste veten. Shumë emra të tjerë kanë tronditur botën me këtë veprim. Ata të gjithë kishin një gjë të përbashkët që ishin problemet e vazhdueshme me alkoolin dhe substancat narkotike.

Image

Kurt Cobain – Në vitin 1994, lideri i grupit “Nirvana” u gjet i vdekur në shtëpinë e tij, pasi kishte qëlluar veten me armë. Gjithashtu në gjakun e tij u gjend një sasi shumë e madhe heroine të cilën ai e kishte konsumuar para se të kryente aktin fatal. Lajmi për vdekjen e tij, trishtoi shumë fansa në të gjithë botën, pasi Kurt ishte një prej zërave më të bukur të muzikës Rock.

Image

Jimi Hendrix – Edhe pse karriera e tij zgjati vetëm 4 vite ai arriti të konsiderohej si një prej kitaristëve më të mirë në botë. Ai u gjend i vdekur në moshën 27 vjeçare, pasi kishte konsumuar mbidozë pilulash gjumi dhe shkak i vdekjes u quajt asfiksia.

Image

Chris Cornell – Në moshën 52 vjeçare vokalisti i Soundgarden u gjend i varur në banesë. Chris ishte edhe një prej miqve më të mirë të Chester i cili disa javë më vonë zgjodhi të njejtën mënyrë për të vrarë veten.

Image

Amy Winehouse – Zëri i saj ishte një prej më të mirëve që ka pasur ndonjëherë bota. Këngët e saj do të bëheshin të preferuarat e shumë njerëzve, por ajo vendosi të vdiste në moshën 27 vjeçare duke konsumuar një sasi shumë të madhe alkooli. Amy njihej për problemet e saj të vazhdueshme me alkoolin dhe substancat narkotike. Vdekja e saj në korrik të 2011 ishte e papritur për të gjithë.

Image

Sid Vicious – Ai ndoshta nuk ishte shumë i njohur, por talenti në muzikë ishte i paimagjinueshëm. Ai njihej si një person problematik i varur nga substancat narkotike si edhe për problemet me depresionin. Sid dhe e dashura e tij Nancy ishin shumë të dashuruar, dhe gjatë xhirimit të një filmi ai e goditi Nancyn aksidentalisht duke i shkaktuar vdekjen. Mungesa e saj bëri që ky i fundit të vriste edhe veten disa ditë më vonë me një mbidozë heroine.

Image

Chester Bennington – Vokalisti i “Linkin Park”, u gjend i varur në banesën e tij mbrëmjen e djeshme. Të gjithë u tronditën nga lajmi. Bota e muzikës sapo humbi një prej personave që ka kontribuar kaq shumë për të. Shumë këngë të dhuruara nga “Linkin Park” ndër vite do të mbeten të pavdekshme, dhe si të gjithë legjendat e tjera, edhe ai do të mbetet i pavdekshëm./Opinion.al

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco