FOTO/ Noizy injoron Encën në mes të sheshit, nuk do ta besoni çfarë tha për të

FOTO/ Noizy injoron Encën në mes të sheshit, nuk do ta besoni çfarë tha për të

20:55, 27/06/2017
A+ Aa A-

Mbrëmjen e djeshme, siç e paralajmëroi dhe kryetari i bashkisë, Erion Veliaj i ftuari special ne shesh ishte Noizy. Pavarësisht marrëdhënies aktuale mes tij dhe Encës e cila ende vazhdon të jetë e turbullt, reperi tërhoqi dje vëmendjen e të gjithëve gjatë kohës që interpretonte hitin e përbashkët.

Burime për Anabel tregojnë se gjatë kohës që nisi të këndonte “Bow Down”, Noizy nuk harroi ta përmendte ish-miken e tij të mirë, por jo ashtu siç mund ta prisnin të gjithë.

Duket se të pranishmit e kanë dëgjuar teksa reperi para fillimit të këngës u shpreh se këtë këngë e ka bërë me një vajzë që tashmë i ka bërë “dalje” , duke na lënë të kuptojmë se nuk paska më asnjë shans që të dy këngëtarët t’i lënë mënjanë hatërmbetjet. Noizy u kujdes që pothuajse gjatë gjithë këngës ta përfshinte emrin e Encës sa herë kishe mundësi, duke u shprehur më shumë se njëherë se: “Enca na vjen nga mbrapa”.

Sipas burimeve, ai e mbylli këngën me një tjetër koment rreth këngëtares. “Enca duhet të jetë tek 15 katëshi tani, me snajper, gati për sulm”,- tha duke qeshur reperi i cili mesa duket e ka kuptuar se dhe shakaja nuk ka kuptim të zgjasë pafund.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco