Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

FOTO/ Nuk do ta besoni! Messi nuk ka ftuar në dasmë tre nga mitë e tij më të mirë, ja cilët...!

FOTO/ Nuk do ta besoni! Messi nuk ka ftuar në dasmë tre nga mitë e tij më të mirë, ja cilët...!

18:58, 27/06/2017
A+ Aa A-

Këtë të premte (30 qershor), Lionel Messi do të martohet me partneren e tij prej kohësh, Antonella Roçuzzo, në qytetin e tij të lindjes, Rosario.

Dasma e superyllit të futbollit me nënën e dy fëmijëve të tij, Thiago dhe Mateo, ka tërhequr vëmendjen e gjithë botës, ndërsa dhëndri dhe nusja e njohin njëri-tjetrin që nga mosha pesëvjeçare.

Image

Raportet e Messit dhe Maradonas nuk janë të këqija, dy ikonat e futbollit nuk kanë miqësi të ngushtë ditore

Meqë kanë mbetur edhe pak ditë deri në ditën e madhe të çiftit të njohur, shtypi argjentinas vazhdimisht po publikon detaje të martesës më të madhe në Argjentinë.

Tashmë kanë nisur të bëhen krahasimet me martesën e Diego Maradonas, kur u martua me Claudia Villafane në vitin 1989 në Luna Park me një listë prej 1.200 mysafirësh, ku merrte pjesë edhe ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi.

La Nacion ka raportuar të martën se në dasmën e Leos dhe Antonellas janë të ftuar 260 mysafirë dhe se Diego Maradona nuk është ftuar. Çifti martesor dëshiron që në dasmën e tyre të marrin pjesë vetëm familjarët dhe miqtë e tyre të ngushtë.

Image

As ish-trajneri i tij nuk është ftuar

Megjithëse raportet e Messit dhe Maradonas nuk janë të këqija, dy ikonat e futbollit nuk kanë miqësi të ngushtë.

Po ashtu në dasmën e Messit nuk është ftuar edhe ish-trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, e as pjesëtarët tjerë të stafit trajnues në Camp Nou.

Në dasmë do të mungojë edhe Andres Iniesta për shkak të lindjes së fëmijës së tij të tretë./Telegrafi/

Image

Në dasmë do të mungojë edhe Iniesta

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco