VIDEO/ Përdhunimi i Tupac nga të burgosurit, skenat tronditëse të filmit biografik

VIDEO/ Përdhunimi i Tupac nga të burgosurit, skenat tronditëse të filmit biografik

14:25, 27/06/2017
A+ Aa A-

Një skenë tronditëse në filmin e ri biografik për Tupac në të cilin lihet të kupthet se ai ishte përdhunuar në burg para se të pushtonte ekranet, është bërë publike.

Skenari i John Singleton për filmin “All Eyez On Me” thuhet se bazohet mbi ngjarje të vërteta dhe pretendohet se është mbështetur nga nëna e Tupac, Afeni Shakur.

Image

Në foto, Tupac Shakur, duke pështyrë gazetarët kur ai po dilte nga gjykata në Nju Jork.

Tani mësohet se skenari origjinal i vitit 2014 për filmin kishte një skenë që tregonte që të burgosurit sulmonin seksualisht reperin ndërkohë që ai ishte prapa hekurave.

Skena specifike tregon rojet e burgut që e e mbyllin Shakur në bibliotekë. Pastaj ata kthejnë kokën në anën tjetër që të lejojnë të dënuarit me sa duket që ta përdhunojnë.

Ka mjaft implikime në tekstin e shkruar që të besohet se reperi u abuzua rëndë prej të dënuarve në atë skenë.

Dorëshkrimi origjinal i titulluar “Revision Eight” është marrë ekskluzivisht nga rrjeti amerikan argëtues TMZ.

Skenari i filmit thotë: “Gjashtë të burgosur janë lejuar që ta sulmojnë Shakur në bibliotekë”.

“Reperi luftoi i vetëm kundër tyre. Ndërsa asgjë nuk shfaqet në kamera, britma tmerruese jehojnë në korridorin e burgu”

“Tjetra, Tupac shihet duke qarë, pastaj ai shtrihet mbi dyshemenë e rrethuar me thasë. Uniforma e tij e burgut është grisur copë, mezi ia mbulon trupin.”

“Pastaj, rojet vijnë për ta marrë. Në skenën tjetër, Rupac është në qelinë e burgut dhe lufton për të hapur sytë e mavijosur.”

Reperi njëhërë foli për thashethemet se ai ishte përdhunuar në burg duke thënë: “Do të jem i i vdekur nëse ndonjë shkër... më përdhunon mua dhe ju e dini këtë.”

Image

Në foto: Demetrius Shpp Jr interpreton yllin e repit në një film të ri biografik ‘All Eyez On Me”

Tupac u burgos për abuzim seksual të një fansi në 1995. “Unë e vë besimin tim tek Zoti. Edhe njëhërë, nuk kam turp. Çfarë ndodhi, ndodhi për një arsye. Unë ia kam lënë Zotit në dorë këtë.”

Producenti i filmit Morgan Creek tha se dorëshkrimi ishte “një nga dhjetra versionet e shkruar nga z. Singletton ndërsa ai punonte me të”.

Singletton e la këtë projekt filmik pasi tha se ndjeu që kompania e prodhimit nuk kishte respektuar Afeni./Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco