Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

Aurela Gaçe dhe Eli Fara: I kemi kërkuar lekë borxh njëra-tjetrës

Aurela Gaçe dhe Eli Fara: I kemi kërkuar lekë borxh njëra-tjetrës

21:58, 25/06/2017
A+ Aa A-

Të ftuara në programin "Lart e Poshtë" me Eraldo Rexhon, që nisi transmetimin këtë të premte në ekranin e "RTSH1-HD", Aurela Gaçe dhe Eli Fara kanë ndarë me shikuesit sekrete nga jeta e tyre private.

Dy mikeshat e ngushta, që numërojnë 24 vjet shoqëri, rrëfyen në studio se ka pasur momente të këqija kur i kanë kërkuar para borxh njëra-tjetrës. "Po ore, ne nuk notojmë në para, ka raste që njeriu nuk është mirë, ka raste që është mirë dhe ndihmon", - ka rrëfyer artistja e madhe Aurela Gaçe.

Ndërsa unikja Eli Fara ka shtuar: "Gjëra të vogla kanë qenë"... Më tej ato folën për marrjen e titullit "Mjeshtër i Madh" si dhe për publikimin e projekteve muzikore gjatë këtij viti. Biseda u mbyll me pyetjen për pushimet, që mesa duket edhe këtë vit do të mbeten 'në ëndrrat' e të dyja këngëtareve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco