Pse bashkëshortja e Lulzim Bashës është larg vëmendejes publike? Rrëfehet kryetari i opozitës

Pse bashkëshortja e Lulzim Bashës është larg vëmendejes publike? Rrëfehet kryetari i opozitës

18:12, 21/06/2017
A+ Aa A-

Aurela Basha, bashkëshortja e liderit të opozitës Lulzim Basha, ka qenë krah tij në çdo sukses, sfidë e sakrificë, që nga rinia e deri më sot, kur ai vijon të jetë një zë i rëndësishëm i politikës në vend. Çifti me një histori të gjatë dashurie, qysh nga bankat e shkollës, sot janë prindër të dy vajzave, tek të cilat, natyrisht roli i Aurelës është i pazëvendësueshëm, sepse shpeshherë mund t’i duhet të zëvendësojë edhe rolin e të atit për to.

Megjithatë, me gjithë mbështetjen e madhe për bashkëshortin, Aurela ka zgjedhur një profil më të tërhqeur nga publiku. Ajo nuk ka preferuar të jetë bashkëshortja vitrinë politike që të duket në çdo takim, çdo mbledhje apo konferencë politike ku është i pranishëm lideri i opozitës.

Image

Këtë profil të bashkëshortes e ka konfirmuar edhe kreu i opozitës gjatë një bisede në studion e “Rudina”, në Tv Klan, ku ka rrëfyer, mes të tjerave, edhe profilin e tij familjar. Pyetjes pse Aurela ka zgjedhur të jetë një bashkëshorte jo si një pjesë e mirë e bashkëshorteve të politikanëve, Basha thotë se ajo ka zgjedhur të jetë kështu me vetëdije: “Pavarësisht se sot jam kryetar i opozitës, që prej ditës së parë që jemi bashkë e deri më sot, ne mundohemi të jetojmë jetën tonë normalisht dhe të bëjmë një jetë që është jashtë politikës. Kjo është edhe arsyeja pse Aurela mban një profil të një gruaje, të një nëne dhe të bashkëshorte normale. Pa dyshim, ajo është një ndihmë dhe një mbështetje e jashtëzakonshme për mua, por me vetëdije, dhe me mbështetjen time, natyrisht, ka zgjedhur profilin normal të një bashkëshorteje dhe jo të një vitrine politike…” – tregon Basha.

Image

Pa dyshim, Aurela është më pranë ecurisë së dy vajzave, i ndjek të gjitha detyrat e progresit të tyre në shkollë e kudo, thekson Basha, ndaj, si një nënë dhe një bashkëshorte e përkushtuar, ajo është një sukses më shumë në familjen e liderit të opozitës./class/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Iliri21/06/2017 18:39

asnje artikull per ps e ramen...nuk kuptoj ju doni te terhiqni vetem militantet e djathte??

Shto koment

Denonco