Ndizet sërish sherri mes Noizyt dhe Ledion Liços

Ndizet sërish sherri mes Noizyt dhe Ledion Liços

21:24, 26/05/2017
A+ Aa A-

Të gjithë e mbajmë mend zënkën e famshme në distancë mes Noizy-t dhe Ledion Liços.

Njëri nga Dubai e tjetri nga skena e eventit “Top Awards” lëshuan deklarata të forta kundër njëri-tjetrit, ku shkak u bë bojkotimi që reperi i bëri spektaklit të organizuar nga Top Channel. I ftuar në NRG në  bisedë me Arjonin dhe Julkën, Ledioni nuk mund t’i shpëtonte pyetjes për sherrin e famshëm të vitit të kaluar.

Ai thënë se në fakt nuk e priste që Noizy të mos shfaqej në skenë sepse dy ditë përpara finales së madhe ata ishin takuar me njëri- tjetrin për të folur për detajet e performancës dhe çdo gjë ishte në rregull, sipas blitz.al.

Më pas, për sa u përket ofendimeve, ai ka treguar se nga Noizy dhe njerëz të nivelit të tij nuk merr për bazë asgjë dhe nuk ndihet i ofenduar, thjesht i vjen keq që Noizy iu kundërvu një produksioni të cilin e bëri  ky që është sot. “Top Media e ka bërë Noizy-n atë që është sot”, – ka thënë Ledioni, duke theksuar më vonë se do të priste që Noizy t’i kërkonte falje personalisht, pasi tërthorazi ai e ka bërë në “Xing me Ermalin”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Genti27/05/2017 00:38

Per Noizin sme kercet shum po kjo Lediona tip pederi me duket,shum fallco,tip varikarin kupton

Shto koment

Denonco