Në shtëpinë e Tunës dhe Patrisit, kjo është pamja e mrekullueshme që gjejnë miqtë e ftuar

Në shtëpinë e Tunës dhe Patrisit, kjo është pamja e mrekullueshme që gjejnë miqtë e ftuar

08:19, 26/05/2017
A+ Aa A-

Të gjithë mund ta merrni me mend se tani që bota rrotullohet rreth Tianit, asgjë tjetër nuk merr vëmendje në shtëpinë e Tunës dhe Patrisit. Dhe jo vetëm për ta dhe familjarët e tyre, por kjo vihet re edhe kur shtëpia ka mysafirë të jashtëm.

Një prej miqve të ngushtë të çiftit, këngëtari Ylli Limani, ka qenë sot për të vizituar prindërit e rinj. Kohët e fundit, pas shtatzënisë së Tunës, Ylli ishte sërish një prej miqve që u përfol se e “tradhtoi” miqësinë e këngëtares, aq sa mediat filluan të ngrinin pikëpyetje çfarë ka ndodhur mes tyre. E vërteta është se Ylli, Tuna dhe Patrisi janë po aq miq të mirë sa edhe më parë (të paktën derisa Tiani të kuptojë ndjenjën e “xhelozisë”).

    Ylli, si për të shuar spekulimet e kohëve të fundit për miqësinë me Tunën, ka postuar një foto të Patrisit që mban në kraharor vogëlushin Tian. Pa i vendosur asnjë koment dhe pa dhënë asnjë detaj pas kësaj fotoje që vlen sa mijëra fjalë, Ylli thjesht tregon se çfarë ndodh me ta. Tian ua ka marrë mendjen të gjithëve...

    Ylli, nëse ke shkuar për të folur për ndonjë krijim të ri muzikor, gjej një kohë të dytë!  

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco