Letra emocionuese e bashkëshortes së Chris Cornell

Letra emocionuese e bashkëshortes së Chris Cornell

15:19, 25/05/2017
A+ Aa A-

Bashkëshortja e Chris Cornell, Vicky, ka shkruar një letër emocionuese drejtuar vokalistit të Soundgarden para funeralit të tij këtë të premte. Në letërn e postuar nga “Billborad”, Vicky ka treguar se Chris nuk ishte vetëvetja në momentin që ka kryer vetëvrasjen dhe është shrehur se ata të dy do të jenë gjithmonë shpirtrat binjakë.

“Për Christopher-in tim të ëmbël, ti ishe babai, bashkëshorti dhe dhëndri më i mirë. Qetësia, ndjeshmëria dhe dashuria jote kanë qënë pikat e tua më të forta. Ne kemi jetuar kohën më të bukur dekadën e fundit dhe të kërkoj ndjesë, dashuria ime e ëmbël, që nuk isha me ty të shihja çfarë ndodhi. Më vjen keq që ishe vetëm por e di që nuk ishe vetëvetja, i ëmbli im Christopher. Këtë gjë e dijnë edhe fëmijët kështu që prehu në paqe”.

“Jam e shkatërruar por do ja dal për ty dhe do të kujdesem për fëmijët tanë të bukur. Do mendoj për ty çdo minutë dhe do luftoj për ty. Kishe të drejtë kur the se ne jemi shpirtra binjakë. Të dua më shumë se dikush ka dashuruar ndonjëherë në historinë e dashurisë dhe që do dashurojë ndonjëherë në të ardhmen. Përgjithmonë, e jotja Vicky”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco