FOTO/ Ish banori i Big Brother kandidat për deputet

FOTO/ Ish banori i Big Brother kandidat për deputet

14:51, 25/05/2017
A+ Aa A-

Ai ishte një nga banorët që u diskutua më së shumti brenda shtëpisë së “Big Brother” sezonin e kaluar.

I njohur si Kika shkurtimisht, Kreshnik Husaj nga Peja e Kosovës, i cili u bë i famshëm falë hyrjes në “Big Brother 8”, prej disa vitesh merret me aktivitete dhe organizime të spektakleve të bukurisë në Pejë.

Por ai prej disa kohësh merret edhe me politikë, ndërkohë që së fundmi ai ka hedhur kandidaturën për të qenë deputet në zgjedhjet e përgjithshme për Kuvendin e Kosovës.

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme, të cilat pritet të mbahen më 11 qershor, Kika do të kandidojë për deputet, gjersa e ka gjetur veten në listat e boshnjakëve, më saktësisht në Partinë Demokratike të Boshnjakëve të Kosovës.

Kika është i 11-ti në listë dhe është shprehur shumë i lumtur me futjen në këtë parti.

Me bindjen se do të fitojë, Kika ka treguar se do të konkurrojë edhe për kryetar të Pejës në zgjedhjet lokale që mbahen në tetor.

Image

/Blitz.al/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco