Majk i jep fund spekulimeve: Pranon se është bërë baba, ja dhurata për djalin e tij

Majk i jep fund spekulimeve: Pranon se është bërë baba, ja dhurata për djalin e tij

22:36, 24/05/2017
A+ Aa A-

Majk ka postuar një fotografi nëpër rrjetet sociale, ku duket se i ka blerë një dhuratë djalit të tij.

Vetëm pak ditë më parë Majlinda Zeka, ish e dashura e reperit Majk solli në jetë fëmijën e saj të parë, djalin me emrin Roan. Por midis gëzimit për ardhen në jetë të vogëlushit, pati edhe spekulime të shumta për atësinë e djalit, duke qenë se reperi nuk bëri asnjëherë asnjë deklaratë në lidhje me këtë çështje… deri më sot.

Image

Mbrëmjen e së mërkurës Majk surprizoi të gjithë ndjekësit e tij në Instagram duke postuar një foto të Roanit të vogël dhe duke konfimruar në këtë mënyrë se ai është djali i tij. “Roani mund të bëjë kosh.”-shkroi Majk në foton e së birit ku shihet edhe emoji i një topi basketbolli.

 

Majk madje duket se i ka të qarta planet për të birin duke qenë se në një tjetër foto, ka treguar një palë atlete basketbolli për bebusha që me siguri kanë qenë dhurata e tij për të birin. Një basketbollist i ardhshëm?Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco