Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

FOTO/ Konfirmon Tom Cruise: Do të xhirohet ‘Top Gun 2’

FOTO/ Konfirmon Tom Cruise: Do të xhirohet ‘Top Gun 2’

21:49, 24/05/2017
A+ Aa A-

Tom Cruise ka konfirmuar se do të xhirohet një vazhdim i filmit klasik nga viti 1986, “Top Gun”.

Aktori e ka dhënë lajmin gjatë një interviste në një televizion australian ditën e mërkurën.

Image

Tom Cruise në rolin e Pete ‘Maverick’ Mitchell në “Top Gun” (Moviestore/Rex)

Nikoqirja e emisionit Sunrise, Samantha Armytage, e ka pyetur yllin hollivudian rreth thashethemeve për “Top Gun 2”, ndërsa ai i habiti të gjithë kur u përgjigj: “Po, është e vërtetë”.

“Ndoshta do t’i nis xhirimet në vitin e ardhshëm… Më pyetët dhe ju tregova se do të ndodhë”, ka deklaruar më tej Tom.

Image

Tom Cruise me drejtuesit e emisionit Sunrise

Cruise, filmat e të cilit gjatë karrierës kanë grumbulluar mbi 12 miliardë dollarë përfitime në gjithë botën, ka luajtur rolin e pilotit Pete ‘Maverick’ Mitchell në “Top Gun” që u shndërrua në një film kult.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco