FOTO/ Si i futi në sherr Arjan Çani këngëtaret e njohura, reagon Albërie Hadërgjonaj

FOTO/ Si i futi në sherr Arjan Çani këngëtaret e njohura, reagon Albërie Hadërgjonaj

19:23, 24/05/2017
A+ Aa A-

Spektakli i së hënës i  “Your Face Sounds Familiar' ka krijuar disa përplasje mes këngëtares Albërie Hadërgjojaj dhe gazetarit  Arjan Çani.

Shkak ishte një performancë e Beatrix Ramosaj e cila solli në skenë një prej këngëve më të dëgjuara të këngëtares botërore Celine Dion. Çani pohoi se Celine ishte jashtë gustove të tij muzikore.

Ajo që ngaxmoi më tepër vëmendjen e të gjithëve ishte Albërie Hadërgjonaj, e cila pohoi se Çanit nuk mund t’i pëlqejë një këngëtare e madhe si Celine Dion, pasi ai preferon Artjola Toskën.

 Në një moment e gjithë kjo deklaratë u duk si ironi ndaj festivalit të  muzikës “Top Fest” dhe këngëtares së mirënjohur, Artiola Toska.

Por Albëria me anë të një postimi në Instagramin e saj zgjodhi të sqarojë publikun për atë çka tha.

‘Mbremjen e kaluar e YFSF u tha se une i paskam ber diss top festit dhe paskam fol me ironi per miken time kengetaren e mrekullueshme Artiolen. Kjo nuk ndodhe kurre!!! Do tju lutesha te kuptoni kur njeriu flet pa te keq dhe ben shaka. Sa I perket festivalit top fest mesa e di nuk behet me. Per top awards nuk kam qen prezente ndonjiher. Ndodhe njeriu per momemtin harron per te permendur edhe shume festivale tjera te rendesishme. Kjo jo per tu justifikuar por per dashurin qe kam per Artiolen dhe Top median’, - ka shkruar Hadërgjonaj duke sqaruar një herë e mirë konfliktin që me sa duket u ndez pa ndonjë arsye.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco