Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Këngëtaren e njohur shqiptare tani bëhet prezantuese në një televizion në Itali!

Këngëtaren e njohur shqiptare tani bëhet prezantuese në një televizion në Itali!

17:40, 24/05/2017
A+ Aa A-

Ajo është një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar, por tashmë karriera e saj ka marrë një tjetër drejtim, paralelisht me këngën.

Po flasim për Evi Reçin, e cila vitin e kaluar u bë pjesë e gazetës prestigjoze “La Repubblica” dhe pak muaj më parë publikoi këngën, “In My Room”.

Ama, Evi nuk po mjaftohet me kaq!

Këngëtarja ka treguar se tashmë është moderatore e emisionit radiofonik, “Si Stava Meglio Quando Si Stava Peggio” bashkë me dy aktorët e humorit italian Andrea Muzzi dhe Bruno Santini. Emisioni transmetohet në radio Fiesole, ku komentohen ngjarje nga aktualiteti të miksuara me humor.

Por ky nuk është projekti i vetëm i Evit.

Ajo ka treguar se brenda vitit do të ketë një emision tërësisht të sajin, po në këtë radio, por që shumë shpejt mund të bëhet pjesë e televizionit “Toscana TV”.

“Plani më i afërt është ai i një emisioni ku do të jem vetëm, në radio Fiesole. Do të jetë një emision që do të transmetohet në darkë, i tipit class/lounge, e sigurisht do të ketë edhe muzikë”, – shprehet Reçi. “Por po punohet që emisioni të kalojë edhe në televizionin Toscana Tv me përkrahjen e drejtorit të Cecchi Gori Group, që është produksioni më i madh kinematografik italian.”.

Përsa i përket këngës, ajo tregon se do të vazhdojë paralelisht me emisionin dhe me “La Repubblica”, por që po pret momentin dhe materialin e duhur për t’u rikthyer.

Ne i urojmë Evit sa më shumë fat dhe shpresojmë që të kemi mundësinë të dëgjojmë muzikë të re nga ajo sa më shpejt!/Blitz.al/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco