FOTO/ E kapën duke bërë seks me aktorin e famshëm hollivudian, largohet nga puna kamarierja

FOTO/ E kapën duke bërë seks me aktorin e famshëm hollivudian, largohet nga puna kamarierja

20:54, 22/05/2017
A+ Aa A-

Një kameriere në Londër u largua nga puna, pasi shefat e saj e gjetën të zhveshur në dhomën e hotelit të aktorit Orlando Bloom. Viviana Ross, 21-vjeçare, i derdhi pijen yllit 40-vjeçar të “Pirates of the Caribbean”. Ky i fundit ishte në Londër për të promovuar filmin e tij të ri “Unlocked” – kur ajo e goditi atë me pije, njoftoi ‘The Sun’.

Kur puna e saj përfundoi, ajo e pa Bloom përsëri jashtë restorantit të hotelit luksoz “Chiltern Firehouse” dhe ai e ftoi bukuroshen në suitë me pesë yje për një pije, tha shoku i saj i ngushtë për gazetë ‘The Sun’.

Bloom u nis herët në mëngjes për një intervistë, por Ross mbeti në shtratin e tij, ku një nga menaxherët e hotelit e gjeti më vonë. “Ju punoni këtu?”, e pyeti menaxheri, sipas mikut të Ross.

Ajo u përgjigj: “Po, pse?” Por menaxheri e mbylli shpejt derën dhe brenda një ore, Ross mori një mesazh që e informoi atë, se ishte shkarkuar për “miqësi me klientët”. Ross u dëmtua nga shkarkimi, por nuk u pendua për “natën e zjarrtë të seksit”, tha shoku i saj.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco