Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ 'Divorci' Meta - Kryemadhi

VIDEO/ Kur këngëtari i famshëm shqiptar provonte fatin për Jugosllavinë në Eurovizion

VIDEO/ Kur këngëtari i famshëm shqiptar provonte fatin për Jugosllavinë në Eurovizion

20:14, 19/05/2017
A+ Aa A-

Jugosllavia si shtet ka marrë pjesë 27 herë dhe ka fituar në vitin 1989. Hera e fundit ishte pjesëmarrja në vitin 1992 me Extra Nena.

Ishte viti 1990 kur Armend Rexhepagiqi, një ndër këngëtarët më të mirë kosovarë, provonte fatin në Jugovizija, festivalin që asokohe bënte bashkë këngë nga e mbarë Jugosllavia për të përfaqësuar më pas atë në Eurovizion, shkruan KultPlus.

“Mami mami” ishte shkruar nga Aida Baraku, ndërsa në fund u pozicionua në vendin e gjashtë, duke dështuar të jetë përfaqësues në Eurovizionin e atij viti. Në garë merrnin pjesë televizionit e secilit shtet që asokohe përbënte Jugosllavinë, tetë gjithsejtë. Armendi këndoi në gjuhën shqipe.

Maqedonia, Vojvodina dhe Kosova ishin të vetmet pjesë federale që asnjëherë nuk u futën në finalen e kësaj gare.

Në fund festivalin e fitoi kroati Tajci me këngën “Hajde na ludujemo”, që në Eurovizion u radhit në vendin e 7-të. Jugosllavia si shtet ka marrë pjesë 27 herë dhe ka fituar në vitin 1989. Hera e fundit ishte pjesëmarrja në vitin 1992 me Extra Nena.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco