FOTO/  Aktorja e serialit ‘Dashuri e Ndaluar’ ndahet nga i dashuri pas 6 vitesh lidhje

FOTO/ Aktorja e serialit ‘Dashuri e Ndaluar’ ndahet nga i dashuri pas 6 vitesh lidhje

14:09, 14/05/2017
A+ Aa A-

Zerrin Tekindor, aktorja e njohur turke e cila ka fituar simpatinë publikut në Turqi me interpretimet e saj në disa  seriale të njohura, është ndarë  nga partneri i saj , me të cilin ishte në një marrëdhënie prej 6 vitesh, shkruan Syri.net.

 Aktorja 52 vjeçare , e cila është mjaft e njohur edhe për publikun shqiptar me interpretimet në serialin ‘Dashuri e Ndaluar ‘ dhe më pas në serialin “Kuzey Guney”, është ndarë nga aktori Haluk Bilginer, dhe shkak është bërë një projekt i ri i aktores, që si duket nuk i ka pëlqyer të dashurit të saj që ajo  të angazhohej.

Burime pranë dyshes kanë thënë për Hurriyet se ata janë ndarë, dhe se nuk ka ka asnjë shans për një rikthim të tyre sërish bashkë.

Kujtojmë që edhe Haluk Bilginer është mjaft i njohur për publikun shqiptar, ai ka interpretuar rolin e  Kenanit në serialin ‘Ezel’./Syri.net

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco