Ja cilin ushqim e kanë të ndaluar familja mbretërore

Ja cilin ushqim e kanë të ndaluar familja mbretërore

12:05, 14/05/2017
A+ Aa A-

Hudhra është e njohur si armiku i raporteve sociale për nga aroma e pakëndshme, por ajo gjithashtu është një mike e madhe e mirëqenies sonë, falë të mirave të shumta që përmban. Përveçse rekomandohet në receta të ndryshme dhe sekrete kulinare, hudhra është një antibiotik i vërtetë natyral, që mund të na japë mjaft të mira dhe përfitime, si ushqyese ashtu edhe mjekësore.

Disa e kanë të preferuar e disa të tjerë jo për shkak të erës së rëndë. Por në familjen mbretërore të Britanisë, hudhra është e ndaluar të konsumohet nga të gjithë antarët. Këtë e ka thënë shefja e kuzhinës në pallatin mbretëror, Carolyn Robb, e cila edhe ka publikuar librin e saj të gatimit.

Kjo pasi ata zhvillojnë takime të rëndësishme dhe nuk do të ishte aspak etike që në frymëmarrjen e tyre, të ndihej aroma e hudhrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco