Nxehen gjakrat në Big Brother, Fiorentina betohet se do bëjë gati valixhen

Nxehen gjakrat në Big Brother, Fiorentina betohet se do bëjë gati valixhen

17:39, 26/04/2017
A+ Aa A-

Me sa duket banorja e Big Brother, Fiorentina qshtë ndjerë e lënduar nga debatet e Olsit me Kein deh betohet se do të marë një vendim drastik.

Fiorentina i rrëfen Donës për Olsin. Ajo i thotë se ai është tip që nuk i bën keq kujt dhe është zemërmirë.

Ajo justifikon debatin me tone të ngritura të Olsit me Kein, kur Olsi iu afrua afër duke i bërtitur.

“Ka mënyrë e të folurit që të afrohet, ashtu flet, por nuk do të thotë se të bën gjë edhe pse është shumë i nevrikosur”, thotë ajo.

Fiorentina thotë se është ndjerë keq nga debati, që e ka mërzitur jashtë mase. Ajo i tregon Donës se për këtë i ka tërhequr veshin Olsit, ndërsa për Kein thotë se është provokuese.

“Jam betuar që nëse e bën edhe njëherë unë do të shkoj të marr valixhet dhe të dal jashtë. Ajo e njohu mirë dhe tani i ka kapur pikat e dobëta të Olsit dhe e ngacmon”, thotë ajo.

Këshilla e Donës për Fiorentinën ishte e thjeshtë dhe e shkurtër.

“Këtu asnjëri nuk të do të mirën përveç partnerit”, i thotë ajo.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

ina27/04/2017 08:39

Bravo fiorentina me mir ik vet sesa te nxjerrin te shtunen

Shto koment

Denonco