BB9/ Xheni ndjen 'peshën' e liderit: Po më shqetësojnë!

BB9/ Xheni ndjen 'peshën' e liderit: Po më shqetësojnë!

10:59, 26/04/2017
A+ Aa A-

Xheni si lidere e shtëpisë ndjehet e provokuar nga banorët e tjerë.

 Ajo shënjestron më shumë Damianon dhe Kein, që sipas saj po bëjnë gjithçka për t’u zënë.

Si shembull, Xheni përmend rastin kur një gotë e mbushur me kos dhe reçel ishte lënë mbi tavolinë e pakonsumuar.

“Nuk e di kush e ka bërë, por mos ma lër aty se e harxhon kot. Me një gotë kos bëhen dy dhalla dhe me reçelin mbushen dy panine. Kështu është ushqim i harxhuar kot!”, i thotë ajo Danjelit dhe Fotinisë.

Danjeli i thotë se ka të bëjë edhe sesi janë mësuar jashtë, ndërsa Fotinia e mbështet Xhenin dhe i thotë se ja kupton vështirësinë dhe shkakun se përse bëhet ndonjëherë me nerva.

“Jam bërë me nerva se askush nuk ka ngel pa marrë gjë dhe të mos më bëjnë më naze”, shton Xheni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco