FOTO/ U shanë dhe u përlanë publikisht, por Tuna dhe Dafina Zeqiri bëhen sërish shoqe

FOTO/ U shanë dhe u përlanë publikisht, por Tuna dhe Dafina Zeqiri bëhen sërish shoqe

22:34, 25/04/2017
A+ Aa A-

‘Vibe’ nga Dafina, Tuna dhe 2po2 vazhdon akoma të mbahet mend e të dëgjohet por për vite të tëra më nuk dëgjuam nga shoqëria e dy vajzave.

Jo shumë kohë pas hitit, për arsye të paqarta e të shoqëruara me dhjetëra spekulime, Dafina dhe Tuna i prishën punët mes vete. Se gjërat nuk ishin ç’tensionuar, u kuptua vitin e kaluar kur emisioni Wazzup në Klan Kosova transmetoi një sekuencë që shfaqte Tunën teksa ‘zhduk’ pjesën e refrenit nga Dafina duke e modifikuar në version të saj ‘Vibe’-in për koncerte. Megjithatë, edhe relacioni aspak miqësor mes dy prej pop-këngëtareve më të suksesshme duket që fatmirësisht i takon tashmë të kaluarës!

Kjo është lënë të kuptohet nga zhvillimet e fundit dhe sinjalet nga Dafina dhe Tuna. Dy këngëtaret sot kanë filluar ta ndjekin njëra-tjetrën në rrjete sociale duke mos shtrënguar dorën edhe për pëlqime në fotografitë më të reja të Sejdit e cila në pak ditë pritet të bëhet nënë. Ndryshe, ky zhvillim hyn në vargun e vendimit të Dafinës për të rehabilituar miqësitë e shkatërruara ndër vite./Prive.al/

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco