FOTO/ Era Rusi prezanton anën tjetër, çelësi i suksesit pas asaj që shihni nga ekrani

FOTO/ Era Rusi prezanton anën tjetër, çelësi i suksesit pas asaj që shihni nga ekrani

08:06, 28/03/2017
A+ Aa A-

Vetëm dy javë më parë, Era Rusi ndryshoi krejtësisht për klipin e ri “Nale”, në të cilin ajo nuk eksperimentoi jo vetëm me këngën, por edhe me look-un. Si në çdo projekt të ri, edhe për “Nale”, Era kishte dëshirë të sillte një frymë të re për publikun.

E ftuar pasditen e sotme në “Rudina”, këngëtarja rrëfeu më shumë për klipin e ri, i cili, ndryshe nga sa kishte pritur, vetëm për dy javë ka regjistruar më shumë se 450 mijë klikime: “Nuk e prisja në një kohë kaq të shpejtë, por jam e kënaqur…” – tregon Era duke shtuar se këtë herë gjithçka ishte konceptuar në një mënyrë krejt tjetër nga të gjitha klipet që ka realizuar deri tani: “Ideja ime ishte të përcillja sa më shumë pozitivitet. Më duhet t’u thosha njerëzve dhe, në radhë të parë vetes, të ndalim kohën në momentet tona më të bukura dhe t’u kushtojmë më shumë rëndësi gjërave të bukura…”

Prej vitesh në skenë, mes sukseseve të klipeve, koncerteve live, festivaleve e çmimeve, pas Erës është gjithmonë familja e sidomos dy prindërit: “Ata janë mbështetja ime më e madhe”, – tregon artistja, por kujton se në fillim të karrierës, prindërit nuk kanë qenë të dy entuziastë: “Mami ka dashur gjithmonë të bëhem këngëtare… edhe babi gjithashtu, por ai gjithmonë ka menduar se arti të bën të vuash shumë…”
Ndërsa prezanton një copëz të familjes dhe foton me të ëmën, Era rrëfen se ka edhe një fanse tjetër të zjarrtë, mbesën e saj Lura, e cila premton se do të bëhet artiste si tezja: “I pëlqen shumë të këndojë, i di të gjitha këngët e mia, ka dëshirë të bëhet artiste, por unë mendoj se do të jetë më e qetë në një fushë tjetër sesa në art…”

    Class

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco