Adelina Ismaili: “Showbizi shqiptar është shndërruar në prostitucion dhe shpëlarje parash”

Adelina Ismaili: “Showbizi shqiptar është shndërruar në prostitucion dhe shpëlarje parash”

06:37, 28/03/2017
A+ Aa A-

Adelina Ismaili në NIN të Klan Kosovës deklaroi se nuk i mungon aspak periudha e kaluar kur ishte aktive në showbizin shqiptar.

Duke qenë protagoniste në etapa të ndryshme, diva e muzikës moderne shqiptare mes tjerash vuri në pah edhe faktin se showbizi ka ndryshuar shumë.

“Është shndërruar në prostitucion dhe shpëlarje parash”, deklaroi këngëtarja duke thënë se gjërat përpara kanë qenë ndryshe dhe është dashur mund i madh e përpjekje për t’ia dalë.

Diva mori shembullin e fytyrave publike në Zvicër që ruajnë thjeshtësinë në rrugë, përtej fasadës së luksit të kotë.

Gjatë emisionit, ajo zbardhi edhe shumë të pathëna deri më tani rreth shtatzënisë dhe momenteve të fundit të jetës së nënës së ndjerë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco