FOTO/ Olta Gixhari nuk i duron dot më Çanin dhe Albërien, reagon e acaruar: ‘Boll më... e tepruat’!

FOTO/ Olta Gixhari nuk i duron dot më Çanin dhe Albërien, reagon e acaruar: ‘Boll më... e tepruat’!

21:09, 27/03/2017
A+ Aa A-

Olta Gixhari ka bërë një vlerësim të ashpër kundrejt performancës së Flaka Krelanit në mbrëmjen e sotme të “Your Face Sounds Familiar”, ko ajo imitoi këngëtaren e famshme italiane, Ninën.

Aktrja e njohur, e cila në këtë spektakël është në rolin e jurisë, u shpreh se “përformanca e Flakës sonte nuk më pëlqeu. Unë prisja më shumë nga Flaka. Sonte për sa i përket këngës nuk ishe në nivelin e duhur, sa do që grimi ka bërë maksimumin që ti t’i përngjash këngëtares së famshme italiane, shkruan Syri.net.

Kundërpërgjigja e flakës e kthen në një debat të ndezur diskutimin, por ndërhyrjet e dy anëtarëve të tjerë të jurisë, Albërie Hadërgjonajt dhe Arian Çanit, e ndërprenë Oltën që të thoshte të plotë mendimin e saj.

Aktorja nuk e duroi do më këtë dhe reagoi e acaruar ndaj kolegëve: “Boll më...., tani e tepruar vërtetë. Nuk po më lini të them mendimin tim”, - u shpreh Olta në fund të këtij debati dhe mori edhe njëherë “dhunshëm” fjalën për të dhënë vlerësimin e saj. /SYRI.net/  

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco