Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

FOTO/ Këtyre femrave meshkujt nuk mund t’u rezistojnë

FOTO/ Këtyre femrave meshkujt nuk mund t’u rezistojnë

19:03, 24/03/2017
A+ Aa A-

Një studim i ri ka zbuluar veçoritë kryesore të femrave, pas të cilave ‘çmenden’ meshkujt.

Sipas një studimi të ‘Business Insider’, meshkujt janë krijuar për të shikuar për veçoritë kryesore te femrat.

Ky studim më tej shton se këto tipare i bëjnë femrat më atraktikve për shkak se ato janë të ndërlidhura me shëndetin e mirë dhe fertilitetin, gjë që eksiton meshkujt.

Këto janë 6 tiparet kryesore të femrave të cilat meshkujt nuk mund t’u rezistojnë, sipas hulumtimit:

1. Beli i gjerë në krahasim me hijet

Beli i gjerë është shumë i kënaqshëm. Beli dhe hijet janë të ndërlidhura me lindjen e fëmijve, gjë që i bën meshkujt të mendojnë se ai bel është i duhur për fëmijën e tyre.

2. Zëri i lartë

Sipas studimit, zëri i lartë është shenjë e feminitetit dhe rinisë, të dy këto tipare atraktive për meshkujt.

3. Flokët e shëndetshme

Flokët e plotë, të gjatë dhe plotë shkëlqim janë tejet atraktiv. Përsëri, edhe kjo është shenjë e shëndetit dhe fertilitetit.

4. Buzëqeshjet

Natyrisht se njerëzit e buzëqeshur dhe të lumtur janë njerëz atraktiv dhe të bukur. Por, shkenca poashtu ka zbuluar se sa më të bardhë dhëmbët aq më mirë.

5. Sa më pak grim dhe kozmetikë

Ndoshta mendoni se errësimi i syve dhe buzët e trasha do të ju bëjnë më të bukur, por mesa duket jo, pasi që dukja natyrale është më atraktive për meshkujt. Sipas studimit, meshkujt preferojnë femrat të cilat përdorin 40% më pak kozmetikën.

6. Veshja me ngjyrë të kuqe

Ka një arsye pse ngjyra e kuqe ndërlidhet me epshin për seks. Shkencëtarët kanë zbuluar se ngjyra e kuqe e rrit tërheqjen dhe joshjen, po ashtu edhe ngacmimin. Këshillë e rëndësishme: Vishuni me ngjyrë të kuqe para se të dilni në takim.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco