Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Ukraina i ka ndaluar hyrjen në vend/ Befason propozimi i Eurovision për këngëtaren e Rusisë

Ukraina i ka ndaluar hyrjen në vend/ Befason propozimi i Eurovision për këngëtaren e Rusisë

17:00, 24/03/2017
A+ Aa A-

Eurovisioni i propozoi sot kandidates ruse që të performojë në linjë satelitore që prej Moskës për të marrë pjesë në edicionin 2017 të konkursit të madh të këngës, pas ndalimit të hyrjes të vendosur kundër asaj nga Ukraina.

Në një komunikatë të publikuar nga selia e saj në Gjenevë, Bashkimi Evropian i Radiotelevizionit (Eurovision ose UER) njofton se “ka punuar fuqishëm për të gjetur një zgjidhje që i mundëson këngëtares ruse Julia Samoilova, 27 vjeç, të garojë më 13 maj”.

Propozimi i Eurovision është i paprecedentë dhe do t’i mundësojë këngëtares të marrë pjesë në gjysmëfinalen e dytë në linjë satelitore, shtoi organizata, duke theksuar se nëse Rusia do të kualifikohet për në finale do të aplikohet e njëjta zgjidhje.

Sipas UER-së, “është diçka që nuk ka ndodhur kurrë në 60 vite histori të Eurovisionit”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco