FOTO/  Bes Kallaku na tregon se çfarë ndodh në dhomat e djemve të Kombëtares

FOTO/ Bes Kallaku na tregon se çfarë ndodh në dhomat e djemve të Kombëtares

14:51, 24/03/2017
A+ Aa A-

Sot, Shqipëria luan me Italinë në Palermo për eliminatoret e Botërorit. Këto ditë, djemtë e Kombëtares kanë qenë të angazhuar në stërvitje intensive, megjithatë as humori nuk ka munguar.

Me anë të postimeve të tyre arrijmë të kuptojmë si e kalojnë kohën jashtë stërvitjes, në dhomat ku janë akomoduar.

Sigurisht, janë kujdesur për pamjen. Duket se Andi Lila madje ka marrë dhe rolin e berberit duke ndihmuar pak profesionistin e vërtetë që ka qenë në dhomat e futbollistëve.

Ndërkaq, edhe aktori i humorit, Besart Kallaku i ka takuar çunat në hotelin ku po qëndrojnë. Nuk e dimë çfarë i ka bërë bashkë fillimisht, por më pas ka qenë tavlla. Edhe pse nuk është e lehtë ta kuptosh të vërtetën në fjalët e Besit, duket se Andi ka fituar.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco