FOTO-VIDEO/ Çmimet Oscar edhe në shtëpinë e Angela Martinit, të ftuarit dhe detajet e festës së çmendur

FOTO-VIDEO/ Çmimet Oscar edhe në shtëpinë e Angela Martinit, të ftuarit dhe detajet e festës së çmendur

14:51, 27/02/2017
A+ Aa A-

Është kthyer në shtëpinë e yjeve të Hollywood-it shtëpia e Angela Martinit dhe partnerit të saj, Dragos Savulescu. Pak orë para ceremonisë më të madhe të vitit në Hollywood, shumë yje të kinemasë dhe botës së showbiz-it janë ndalur fillimisht në shtëpinë e miliarderit të njohur Savulescu.

Një natë më parë, modelja e njohur shkodrane postoi një video nga profili i saj në Instagram, përmes së cilës tregonte festën në shtëpinë e saj në Hollywood. Revista Who shkruan se në festën me 500 të ftuar ekskluzivë, ishin pjesëmarrës emra të njohur të showbiz-it, si: Leonardo Di Caprio, Mel Gibson, Paris Hilton, French Montana, Tobey Maguire, Adrien Brody, Kourtney Kardashian, Russell Simmons, Robin Thicke, etj.

    Burime pranë modeles bukuroshe kanë thënë për revistën se më shumë se 200 njerëz të tjerë kanë pritur jashtë vilës për t’u bërë pjesë e këtij organizimi. Të vetmit shqiptarë që kanë qenë brenda festës së organizuar në vilën e milionerit rumun kanë qenë fotografi Fadil Berisha dhe kushëriri i Martinit, që është njëherësh edhe miku i saj i ngushtë. Dragos Savulescu është prej kohësh i përfshirë në industrinë e filmit amerikan, si producent dhe aktor. Me Angelan ai është i lidhur prej më shumë se një viti dhe po jeton një dashuri të bukur.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco