Flet Barbana Dini për herë të parë, pas humbjes së Ergit

Flet Barbana Dini për herë të parë, pas humbjes së Ergit

05:35, 26/02/2017
A+ Aa A-

Në muajin nëntor, këngëtari Ergi Dini është ndarë nga jeta si pasojë e një aksidenti me motorr.

Vetëm pak kohë pas humbjes tragjike të Ergit, familja e tij ka nisur kauzën “Ergi Dini kundër aksidenteve”, nëpërmjet të cilës kërkojnë të sensibilizojnë dhe të mbrojnë njerëzit nga aksidentet rrugore. 

Përsa i përket kësaj kauze motra e Ergit, Barbana Dini, do të rrëfehet në emisionin “Thumb” me gazetaret Aulona dhe Fatma në ABC News.

Theksojmë se kjo është dalja e parë publike për Barbanën pas tragjedisë.

Këngëtarja do të tregojë momentet e aksidentit dhe se si e ka marrë vesh ajo këtë lajm të hidhur. Por jo vetëm kaq, Barbana do të punojë për publikimin e këngëve të lëna përgjysëm nga Ergi. Përveç kësaj, ka për të thënë shumë detaje të tjera lidhur me këtë ngjarje.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco