Ende pa nisur, Arjan Konomi largohet nga 'Big Brother'?

Ende pa nisur, Arjan Konomi largohet nga 'Big Brother'?

15:40, 25/02/2017
A+ Aa A-

Opinioniti i njohur i Big Brother, Arjan Konomi, ishte ndër të parët emra që u mësua se do të rikthehej në edicionin e nëntë të këtij reality show. Praninë e Konomit në stafin e Big Brother e konfirmoi për publikun edhe autorja Alessia Vesicchio gjatë programin Top Show Magazine dy javë më parë, ndërsa foli edhe për detaje të tjera të këtij reality show.

Megjithatë, burime për gazetën “Paloma”, kanë zbuluar këtë të shtunë se Arjan Konomi, prej dy javësh tashmë, nuk është më pjesë e stafit: “Arjan Konomi nuk është më pjesë e stafit të Big Brother 9. Ende nuk bëhen të ditura arsyet e vërteta të largimit të Konomit dhe kjo ndodh tri javë para fillimit zyrtar të reality show-t”, - shkruan “Paloma”.

Si? mësohet nga gazeta, mes shumë datave që janë përmendur për nisjen e edicionit të nëntë, 18 marsi duket të jetë vendosur nga produksioni. Megjithatë, ende nuk është zyrtarizuar dhe konfirmuar nga stafi drejtues.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco