FOTO/ Surprizë për ditëlindje në mes të koncertit, Artiola Toska: Nuk kishte gjë më të bukur

FOTO/ Surprizë për ditëlindje në mes të koncertit, Artiola Toska: Nuk kishte gjë më të bukur

14:20, 25/02/2017
A+ Aa A-

Ajo është mësuar që gjithnjë të kënaqë të tjerët me zërin, këngët e bukura e talentin e jashtëzakonshëm. Dihet se kur këndon Artiola Toska çohet peshë festa. Por në ditë të veçanta, ndodh që qëndra e festës të jetë vetë këngëtarja. Kolegët e miqtë në një mbrëmje në Udine, kanë emocionuar Artiola Toskën në mes të koncertit duke i bërë një surprizë për ditëlindje. Krej papritur ka ardhur një tortë në të cilën shkruhej “Mbretëresha e muzikës shqiptare”, teksa kolegia Poni e të gjithë të pranishmit i kënduan njëzëri “Shumë urime për ty”! E emocionuar, Artiola tregon për “revistawho.com” se ishte një moment shumë i bukur. “Nuk kishte gjë më të bukur dhe më emocionuese se ta festoja ditëlindjen në mes të një publiku fantastik të shqiptarëve në Udine”, u shpreh ajo. Edhe ne i urojmë përzemërsisht edhe 100 vite të tjera, duke e falenderuar për gëzimin që na ka dhuruar ndër vite!/ revistawho.com

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    valbona Ferhati 25/02/2017 15:52

    Dhe 100 vite te lumtura , bilbilit te kenges popullore e qytetsre shqipetare ! Nje respekt I merituar !

    Shto koment

    Denonco