FOTO/ Çfarë po ndodh me Joanën e Big Brother?

FOTO/ Çfarë po ndodh me Joanën e Big Brother?

23:31, 23/02/2017
A+ Aa A-

Joana Gjuzi nuk është një nga ato emra që mund të kalojnë pa u vënë re, madje është nga ato personazhe që në “Big Brother” ka shkaktuar shumë “zhurmë”.

Janë diskutuar gjatë nga shqiptarët reagimet e saj, historitë e dashurisë dhe natyra pa komplekse e kësaj vajze. E rritur në Greqi, Joana ka një lidhje të ngushtë me Shqipërinë e asnjëherë nuk është shkëputur përfundimisht prej saj. Në një intervistë për “revistawho.com”, ish-konkurrentja e “Big Brother” tregon pas shumë kohësh e larguar nga jeta publike, ndryshimet në jetën e saj private. Ajo ka gjetur një dashuri te re. Zemra e djalit që ajo dashuron rreh në Shqipëri ndaj tani me siguri do e shohim më shpesh.

Joana si je? Si po të shkojnë gjërat?

Ju përshëndes të gjithëve. Mund të them se ka qenë një fundvit i vështirë, e një fillim gjithashtu i vështirë.

Pse i vështirë? Çfarë ka ndodhur?

I vështirë sepse për herë të parë vendosa të jetoj vetëm. U shkëputa nga familja. Dhe unë nuk jam aq e zonja sa mami im. Jam një një person me kërkesa të larta, që nuk kënaqem me pak! Kjo është problem (qesh).

Ke humbur nga Shqipëria, je shkëputur nga jeta në Tiranë. Pse ky vendim?

Në të vërtetë nuk jam shkëputur nga Shqiperia… Madje jetova në Shqipëri dy muaj pa shkëputje. Thjesht nuk jam ekspozuar. Për shembull festat i kalova në Shqipëri mes miqsh të dashur dhe me njeriun që e dua fort! Pak e mërzitur sepse isha larg familjes, që e kam pikë të dobët!

Po pra, je larguar edhe nga daljet apo rrëfimet mediatike, nuk po të mungon fama?

S’mund të them që më mungon fama sepse njerëzit akoma më shohin me kuriozitet dhe vazhdojnë të më përshëndesin të panjohur kudo (qesh). Nuk kam dashur të shkeputem nga media por kam qenë e angazhuar me shumë punë dhe me projektin e ri.

Në Greqi cili është aktiviteti i përditshëm i Joanës?

Në Greqi jeta përgjithësisht është e qetë… Ka më pak stress. Përditshmëria ime është me palestër,  not, “shopping” si gjithmonë (qesh). Sigurisht dhe daljet me miqtë kur kam kohë. Duke mos lënë dhe punën pas dore.

Image

Po punët e zemrës si i ke? Vazhdon dashuria me Janin?

Punët e zemrës time tashmë jane të qarta! Me Janin i dhashë fund njëherë e përgjithmonë, u bë kohë. Kam filluar një histori të re shumë të bukur me një person të mrekullueshëm. Jam e lumtur dhe shpresojmë të vazhdojë e tillë! Për momentin personin nuk mund ta bëj publik…

Shqiptar është apo grek?

Sigurisht që shqiptar, madje nga veriu. Për momentin nuk mund të them më shumë (qesh).

Në Shqipëri nis së shpejti sërish Big Brother. Çfarë mund ti thuash të rinjve që duan të marrin pjesë?

Të rinjve pjesëmarrës ju uroj suksese dhe shumë fat në këtë edicion të 9-të. Kam një këshillë: Durim, guxim, vigjilencë në çdo sekondë, qetësi shpirtërore. Mendoni për familjarët tuaj që ju ndjekin çdo minutë!

Ti çfarë fitove nga Big Brother? Je bërë pishman që konkurrove?

Unë nga “Big Brother” fitova djallëzinë që i duhet çdo njeriu në jetë. Isha naive në çdo aspekt! Jo, nuk jam penduar sepse e përforcova dhe besimin në vetvete… Tashmë njoh menjëherë hienat që na rrethojnë (buzëqesh)./ revistawho.com/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco