FOTO/ Roza Lati nuk përmbahet më, qan ‘Live’ para ndjekësve

FOTO/ Roza Lati nuk përmbahet më, qan ‘Live’ para ndjekësve

18:58, 23/02/2017
A+ Aa A-

Kur nënë e bijë bashkohen në videot “live”, ato bëhen edhe më interesante.

Po flasim për Roza dhe Rita Latin të cilat edhe mbrëmjen e kaluar kanë argëtuar ndjekësit me humorin e tyre. Rita e cila nuk e humb asnjëherë energjinë, këto ditë ndodhet në shtëpinë e vajzës për t’u kujdesur për të ngaqë vetë Roza ende nuk mund të bëjë asgjë për shkak të ndërhyrjes që bëri në gjoks.

Por mbrëmja i gjen bashkë dhe… në “Instalive”. Papritur këtë herë Roza u bë shumë e ndjeshme madje edhe qau. Dihet se 28-vjeçarja është mjaft e ndjeshme për kafshët dhe teksa gjatë bisedës u përmendën peliçet, Roza iu kujtoi të gjithëve së për ato peliçe apo çanta,  lepujt dhe kafshët e tjera rripen të gjalla, shkruan “Intv.al”. “Kjo është mizori. Si mund t’i keqtrajtosh kafshët në atë mënyrë”?

Unë kurrë nuk do blej peliçe, vetëm nga ato me qime industriale, tha ajo dhe iu mbushën sytë me lot. Ndërkohë futet Rita dhe thotë që Roza nuk e konsumon fare mishin madje kur ishte e vogël, bashkë me babain e saj ia jepnin me zor lëngun e mishit. Sipas “Intv.al”. Gjithashtu ajo rrëfen pa dashje se peliçja që ka është origjinale.

Në atë moment Roza i hedh atë shikimin tipik qortues. Madje më pas edhe ndjekësit nisën ta ngacmonin moderatoren e “Hangover” në “MCN Radio”duke e ftuar Ritën për një pjatë mish keci. “Vdiqëm moj motër për pak mish keci. Mirë që ka dalë të jetojë vetëm se Roza nuk më lë të fus mish në shtëpi”, thotë Rita duke ngacmuar vazhdimisht të bijën.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco