VIDEO/ Misteri i ringjalljes së Ertugrulit dhe planet e fshehta të tij, Ja çfarë do të shikoni sonte...!

VIDEO/ Misteri i ringjalljes së Ertugrulit dhe planet e fshehta të tij, Ja çfarë do të shikoni sonte...!

18:22, 22/02/2017
A+ Aa A-

Seriali i njohur dhe shumë i dashur për shqiptarët, “Ertugrul”, i cili transmetohet në Klan, po futet në zhvillimet më pikante të ngjarjeve.

Vdekja e Ertugrulit të helmuar la të habitur shumëkënd, por ringjallja e tij pas helmimit ishte vetëm një mrekulli e Allahut...! Por ai i kërkoi Artuk beut që askush të mos e marrë vesh ringjalljen e tij përveç Halimesë, shkruan Syri.net.

Por ky sekret bën që vihet në rrezik koka e Turguti, i cili me të vënë këmbën në kamp, arrestohet, pasi akuzohet si njeriu që e kishte helmuar prijësin dhe nga momenti në moment pritet ekzekutimi i tij me preje koke.

Pronari i hanit, Simon dhe Urall beu, gëzojnë për vdekjen e armikut të tyre të përbashkët.

Vëllai i Ertugrulit, Dundari, është i paduruar deri sa t’ia presë kokën Turguti. Ndërsa shpata e beut të ri valëvitet e etur për gjak mbi kokën e Trugutit të përulur në gjunjë, gati për ekzekutimi, ajo që bëjnë dy shokët e tij të ngushtë, Bamsi dhe Dogan, për të mos lejuar ekzekutimin e tij, do t’ju lërë pa fjalë të gjithëve...

Të plotë këtë pjesë mund ta ndiqni pas minutës 1:08:00 të videos, që do të mund ta gjeni duke klikuar KËTU...! /SYRI.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco