Dasma e Besit dhe Xhensilës do të ngjasojë me dasmat në fshat

Dasma e Besit dhe Xhensilës do të ngjasojë me dasmat në fshat

09:46, 22/02/2017
A+ Aa A-

Në shtator Xhensila Myrtezaj rrëfeu për herë të parë se pas shtatë vitesh lidhje, ajo dhe Besi do lidhnin kurorë këtë vit. "Uroj të jetë dasmë intime, por do të jetë e pamundur. Jam ende shumë e qetë dhe s’më kanë kapur emocionet që kapin nusen. Uroj të na shkojë çdo gjë siç e kam ëndërruar," tha këngëtarja në një intervistë për Rudina Magjistarin.

Ndërsa Bes Kallaku i ftuar në emisionin "Wake Up" në Top Channel, ka shprehur dëshirën e tij për dasmën që siç pranoi, do zhvillohet këtë verë.

"Gjithmonë kam dashur që dasma ime të bëhet në ambient të hapur, se më kujtojnë fëmijërinë, por duhen parë kushtet mos bie shi,"-tha aktori i "Portokalli", nostalgjik për dasmat e hapura në fshat, pa dhënë të tjera detaje rreth ceremonisë, pavarësisht ngacmimeve të Eno Popit nëse kurorëzimin do ta kryente Ermal Mamaqi apo Erion Veliaj, apo nëse do të martohej në fshat me bekimin e Ijes, gjyshes së Besit, që është bërë personazh falë batutave të tij.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco