Cili është emri i vërtetë i Tina Turner

Cili është emri i vërtetë i Tina Turner

14:01, 24/01/2017
A+ Aa A-

Tina Turner, emri i vërtetë i së cilës është Anna Mae Bullock, u lind më 26 nëntor 1939, në qytetin Nutbush, në Tennessee të SHBA-së.

Ajo karrierën e filloi më 1958 me këngën “Box Top”, kur u paraqit me emrin Little Ann, transmeton Koha.net. Me emrin Tina Turner për herë të parë u prezantua në fillim të viteve ‘60-të, me duetin “Ike & Tina Turner Revue”.

Suksesi i saj filloi me disa hite, midis tyre “River Deep – Mountain High” i vitit 1966 dhe “Proud Mary” i vitit 1971.

Pas ndarjes nga Ike Turner, ajo e nisi karrierën e saj solo, duke performuar vazhdimisht.

Kohë pas kohe ka publikuar këngë që bëheshin hite, siç ishte “Let’s Stay Together”, më 1983, si edhe albumi solo “Private Dancer”.

Tina Turner është quajtur artistja më e suksesshme në zhanrin rok, si edhe është vlerësuar si “një nga këngëtaret më të mëdha të të gjitha kohëve”.

Turner po ashtu ka arritur sukses në tregun muzikor, duke shitur më shumë së 180 milionë kopje albumesh dhe singllash.

Ajo njihet për paraqitje energjike skenike, zë të fuqishëm dhe jetëgjatësi të karrierës.

Më 2008, ajo braktisi ndërpreu pensionimin pjesërisht shkaku i turneut të saj “Tina!: 50th Anniversary Tour”.

Nga revista “Rolling Stone” është renditur e 63-ta nga 100 artistët e të gjitha kohëve duke e quajtur “Mbretëreshë të Rok & Roll-it”.

Tina Turner, ka realizuar edhe disa role në kinematografi përfshirë edhe ata episodikë, sikurse ai në serialin “Ally McBeal”, më 2000.

Një paraqitje tjetër sensacionale e saj është vlerësuar performanca bashkë me Beyoncen në ceremoninë shpërblimeve “Grammy”, më 2008.

Tina Turner ka fituar një numër të madh shpërblimesh muzikore, përfshirë “Grammy’ dhe “MTV Music Awards”. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco