FOTO/ Muzikanti turk deklaron se është babai i Adele-s

FOTO/ Muzikanti turk deklaron se është babai i Adele-s

12:33, 24/01/2017
A+ Aa A-

Një muzikant nga qyteti turistik i Egjeut, Bodrum, Turqi, ka befasuar të gjithë ne deklaratën e tij të fundit.

Mehmet Asar, 52-vjeçar, deklaron se është babai i këngëtares britanike Adele.

Asar ka thënë se ai dhe e ëma e yllit të muzikës pop, Penny Adkins, kanë qenë lidhje sa bashku në vitin 1987 një vit para se të vinte në jetë Adele.

 Ai thotë se ata janë njohur në qershor të vitit në 1987 kur ajo ishte me pushime në Bodrum.

Asar ka thënë gjithashtu se ai u takua me Adkins në kohën kur ai po punonte si taksist dhe se e kishte ruajtur kontaktin me të për një kohë.

“E dërgova Penny Adkins dhe miqtë e saj në një vizitë në gjirin e Bodrumit dhe Pamukkale, për dy javë. Ajo m’u paraqit si infermiere. E pëlqenim njëri-tjetrin dhe patëm një aferë dyjavore. Ajo e zgjati pushimin dhe u kthye në Angli vetëm pas një muaji. Më pas, ajo erdhi në Bodrum edhe dy herë të tjera dhe qëndroi nga një muaj,” ka thënë Asar.

     

     

     

     

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco