Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ 'Divorci' Meta - Kryemadhi

Horoskopi për ditën e sotme, e hënë 23 janar 2017

Horoskopi për ditën e sotme, e hënë 23 janar 2017

00:00, 23/01/2017
A+ Aa A-

Dashi - Do të keni kontrollin e situatave në punë, kur një kolegu juaj do t’ju tërheqë drejt një gabimi. Në dashuri do të shfrytëzoni momentet e pakta me partnerin.

Demi - Një zhgënjim i vogël në dashuri, ndoshta një zënkë me partnerin tuaj do t’ju bëjë të doni të rrini vetëm. Në vend të punës, dëshira për të gjetur veten është parësore.

Binjakët - Sot do të eliminoni shoqëritë negative që ju rrethojnë. Në ambientin e punës do t’i thoni një kolegut tuaj atë që mendoni me shumë qartësi.

Gaforrja - Sjellja juaj jo e sinqertë do t’ju vëjë përballë me partnerin. Në punë, dikush do t’ju bëjë një qortim të mprehtë, por ju do të jetë gati për t’iu kundërvënë me arsyet tuaja.

Luani - Do të keni mundësi të rriteni ekonomikisht në sajë të meritës suaj profesionale. Në aspektin e ndjenjave do të ndryshoni strategji.

Virgjëresha - Nisma juaj mund të shkaktojë keqkuptime, duhet të  përpiqeni të jeni sa më të qartë që të jetë e mundur. Në vend të punës do të rinovoni një marrëveshje.

Peshorja - Nuk do të dini të silleni me një person që është shumë inatçi. Duhet të rrini të qetë dhe nuk duhet të bini në grackat e tij.

Akrepi - Do të jeni të lumtur me rezultatet që keni arritur në punë, që përputhen edhe me synimet tuaja. Në fushën e ndjenjave do të keni pretendime.

Shigjetari - Dikush afër jush do t’ju surprizojë me një veprim të papritur, por pozitiv. Në vend të punës, mos nënvlerësoni instinktet tuaja ato ju rekomandojnë gjërat e duhura.

Bricjapi - Sot do të keni një sens praktik që do t’ju ndihmojë të mos bëni gabime. Në ambientin e punës do të merrni një vendim të rëndësishëm.

Ujori - Sot duhet të përdorni të gjitha armët tuaja për të zgjidhur një problem në punë. Në dashuri nuk duhet të lodheni për të marrë atë që doni.

Peshqit – Yjet ju këshillojnë që sot të mos jeni shumë idealistë dhe të zbrisni me këmbë në tokë. Në vendin e punës duhet të mashtroni me shumë mjeshtëri që të shkëlqeni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Majlinda Berberi23/01/2017 01:08

Shkruani komentin tuaj. Më pêlqen shum. Horoskopi jam sheja e UJORIT././.

Shto koment

Denonco