Historia/ Ish-banori i Big Brother në burg, shfrytëzoi gruan për prostitucion

Historia/ Ish-banori i Big Brother në burg, shfrytëzoi gruan për prostitucion

16:52, 22/01/2017
A+ Aa A-

Kreshnik Hysaj i njohur nga të gjithë si Kika i Big Brotherit dyshohet se është në burg që nga data 13 dhjetor, pasi është ndaluar nga Policia e Kosovës me akuzën për favorizim të prostitucionit. 28 vjeçari thuhet se është në burgun e Pejës aty ku pret të njihet me masën e dënimit.

Një nga njerëzit e tij më të afërt thotë se Kika është arrestuar me 13 dhjetor në shtëpinë e tij në Pejë rreth orës 04.00 të mëngjesit.

“E ka denoncuar ish gruaja e tij për keqtrajtim dhe përdorjen e saj për qëllime përfitimi”

Miku i Kikës tha se gjatë martesës me Vlora Tahirin ai e dërgonte në Prishtinë ku e detyronte të kryente marrëdhënue me meshkujt të tjerë, për 30 euro.

Por jo vetëm kaq ish banori i Big Brother i ka shkaktuar probleme ish bashkëshortes së tij me familjen.

“Në familje ajo nuk mund të shkojë më , i ka marrë edhe vajzën dhe nuk e lejon ta takojë. Vlora nuk mund t'i durojë më këto gjëra dhe ndaj vendosi që ta denoncojë që të tregojë të vërtetën”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco