Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

FOTO-VIDEO/ CIA nisin hetim ndaj Madonnës, shkak deklarata e fortë kundër Trump

FOTO-VIDEO/ CIA nisin hetim ndaj Madonnës, shkak deklarata e fortë kundër Trump

16:42, 22/01/2017
A+ Aa A-

Nuk është hera e parë që ajo mban fjalim kundër Donald Trump. Madonna ka shprehur mos pëlqimin e saj për Presidentin e ri të SHBA, që në kohën e fushatës elektorale, megjithatë këtë herë duket se 58 vjeçarja e ka tepruar me fjalori ofendues.

Mes shumë emrash të njohur dhe mijëra grash që ishin mbledhur për të protestuar në Uashington, ishte edhe Madonna.

Pas fjalimit të Ashley Judd dhe Scarlett Johansson të mbajtur në mesin e 500 mijë njerëzve, Maddona pohoi se nuk ishte e kënaqur me Presidentin e 45-të të SHBA-ve, Trump.

Mbretëresha e muzikës pop madje përdori dhe disa fjalë të tjera kundër Trump duke mos përjashtuar dhe sharjet.

‘’Mirë se vini në revolucionin e dashurisë, të rebelimit, refuzimit tonë si gra në këtë moshë të re të tiranisë. Ku jo vetëm gratë janë në rrezik por të gjithë njerëzit të marxhinizuar ku të qenit në mënyrë unike ndryshe tani me të vërtetë mund të konsiderohet një krim’’ është shprehur Madonna.

Madonna madje pati dhe një mesazh për Trump të cilin e tha haptazi para gjithë marshuesve të pranishëm duke thënë “Trump suck a d***!”

Mirëpo Madonna me fjalimin i ka hapur punë vetës, pasi për të ka nisur një hetim nga ana e Shërbimeve Sekrete.

Mendohet se shkak për këtë është bërë një deklaratë e Madonnës në të cilën thoshte se ka menduar të hedh në erë Shtëpinë e Bardhë.

Megjithatë ju mund të dëgjoni më poshtë fjalim e plotë të këngëtares, i cili duhet thënë se është shpërndarë me shpejtësi në rrje.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco