Prapaskenat/ Zbulohet përse u ndanë Pirro Çako dhe Sisi

Prapaskenat/ Zbulohet përse u ndanë Pirro Çako dhe Sisi

17:45, 21/01/2017
A+ Aa A-

Historia më e pazakontë e showbizit shqiptar, pikërisht ajo e kantautorit 53- vjeçar dhe të dashurës së tij 24 vite më të re, Sisi Ujka, ka marrë fund. Pirro Çako është ndarë nga partnerja e tij pas pesë vitesh lidhje, një lajm ky që u botua nga media pas disa dyshimeve se çifti nuk është parë më në shoqërinë e njëri-tjetrit në evente, festa apo aktivitete të ndryshme, prej shumë muajsh.

Sipas Blitz.al, çifti ka konfirmuar zërat e ndarjes, edhe pse bëhet fjalë për një marrëdhënie që ka marrë fund para disa muajsh, por që u bë publike këtë fillimvit.Ndërkohë që Pirro, një nga anëtarët e jurisë së spektaklit “Gjeniu i vogël”, prej pak kohësh është distancuar nga muzika, duke u përgatitur për të rimarrë forcat për një rikthim të ri, këtë periudhë ka mbyllur një kapitull të jetës së tij.

Edhe pse dy ish-të dashurit nuk kanë dhënë asnjë motiv konkret që i çuan në ndarje (duke preferuar që ta mbajnë për vete arsyen), sipas miqve të përbashkët, një nga shkaqet ishte pasi nuk ranë dakord për sjelljen në jetë të një fëmije.

Sisi ka qenë ajo që kishte shprehur dëshirën në çift për të sjellë në jetë një fëmijë, por që Pirro nuk e ka pranuar, duke qenë i vendosur se pranonte të qëndronte në lidhje, vetëm nëse partnerja kërkonte një marrëdhënie të tillë, pa nevojën për të hedhur hapa të tjerë, siç mund të ishte martesa.

Ata prej vitesh bashkëjetonin në shtëpinë e tij në Tiranë te Liqeni Artificial, që i mbeti pas divorcit nga sopranoja Inva Mula, dhe për çudinë e të gjithëve, Sisi, edhe pse shumë e re në moshë, ishte partnerja ideale për Pirron, sa i takon komoditetit që i krijonte në krijimin e hapë- sirave që kërkon një artist në bashkëjetesë.

Për ata që i njihnin nga afër, ajo ishte një familjare e dedikuar dhe që e llastonte muzikantin, duke u sjellë si një zonjë e vërtetë shtëpie. Jeta e tyre në çift nuk ishte nga ato të shfrenuarat, me udhëtime të shtrenjta dhe shpenzime të shumta, por një jetë e qetë modeste, larg zhurmës dhe publikut. Kjo ishte çfarë i duhej Pirros, pas daljes nga martesa e gjatë në Paris me Inva Mulën, ku për shumë vite kishte bërë dadon e djalit, Anthony, siç ishte shprehur.

 

Madje, rikthimi i tij në Shqipëri ishte një rebelim për jetën e zakonshme dhe të mbyllur atje, për t’iu rikthyer muzikës dhe krijimit. Për këtë arsye, vitet e para të rikthimit në Tiranë ishin një boom artistik për Pirron, i cili pati një produktivitet të madh, duke krijuar këngë të shumta për veten dhe të tjerët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco