Lajmi i fundit

10 fakte dhe ‘rastësitë domethënëse’ që provojnë përfshirjen e Olsi Ramës në dosjen ‘Xibraka’

FOTO/ Lideri “Iron Maiden”, Bruce Dickinson mbërrin në Tiranë

FOTO/ Lideri “Iron Maiden”, Bruce Dickinson mbërrin në Tiranë

15:38, 10/12/2016
A+ Aa A-

Lideri i grupit të famshëm të muzikës rrok, Iron Maiden, Bruce Dickinson ka mbërritur mbrëmë në Tirana International Airport “Nënë Tereza”. Vizita e këngëtarit të njohur është bërë me ftesë personale të drejtorit të Autoriteti Aviacionit Civil (AAC) Flamur Çelaj.

Qëllimi i kësaj vizite është promovimi i Shqipërisë turistike.

Dickinson është pritur në aeroport nga shumë fansa të cilët kishin dalë për të pritur këngëtarin.

Në fjalën e tij Çelaj u shpreh mbi arsyet e këtij eventi,

"Falënderojmë Bruce Dickinson, që pranoi ftesën Autoritetit të Aviacionit Civil Shqiptar.

Kënaqësinë e mik-pritjes të Bruce, e kishin 2 fansa të Iron Maiden, të cilët kishin shprehur kërkesën pranë Autoritetit dhe u mundësua në formën e një surprize për ditën e Rinisë, si një kujtesë e bukur për të gjithë Dhjetoristët e viteve 90.

Gjithashtu nga ana e Çelaj iu dhurua Dickinson 1 shishe shampanjë “Made in Albania” me emblemën e Autoritetit të Aviacionit Civil. 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco