Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

FOTO/ Bën çdo ditë seks me burrin për 1 vit rresht, ja arsyeja

FOTO/ Bën çdo ditë seks me burrin për 1 vit rresht, ja arsyeja

17:32, 09/10/2016
A+ Aa A-

Tre fëmijë, një bashkëshort, një punë me kohë të plotë dhe një shtëpi për t’u kujdesur. Shpesh ndodh që shumë gra të zhytura plotësisht në jetën e përditshme të lënë mënjanë veten dhe jetën e tyre.

Për këtë arsye shkrimtarja amerikane Brittany Gibbons vendosi të bënte një ndryshim në jetën e saj gjatë vitit të kaluar. Brittany pas lindjes së fëmijës së tretë, filloi të kishte probleme me veten dhe trupin e saj, aq sa i vinte turp të zhvishej para burrit.

Por kjo nuk ishte një shenjë e mirë për jetën e tyre seksuale dhe kështu ajo vendosi të reagojë. Për një vit, çdo ditë, ata kryen marrëdhënies seksuale.

Shkrimtarja, siç raporton Mirror ka pranuar se disa herë ka qenë e vështirë për të mbajtur ritmin për shkak të lodhjes, por me kalimin e kohës u bë shumë më e thjeshtë. Dëshira seksuale e të dyve u rrit si dhe besimi i saj në vetvete.

Përveç kësaj duke kryer seks të rregullt, çifti ka ulur në mënyrë drastike shanset e tradhtisë apo një krize martesore sepse marrëdhëniet seksuale i kanë ndihmuar në mbajtjen e ekuilibrit dhe harmonisë.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco