FOTO/ Beyonce dhe Jay-Z kopjojnë Kim dhe Kanye?

FOTO/ Beyonce dhe Jay-Z kopjojnë Kim dhe Kanye?

13:41, 24/03/2018
A+ Aa A-

Jay-Z dhe Beyonce po akuzohen për kopjim të Kanye West dhe Kim Kardashian.

Polemika filloi në mediat sociale javën e kaluar kur u njoftua turneu i “On the Run II” i çiftit. Më 12 mars, Beyonce ndau një foto promovuese për turneun në Instagram që tregon këngëtaren në anën e pasme të një motoçiklete të cilën po e nget Jay-Z.

Njerëzit në mediat sociale filluan të bëjnë krahasime midis Beyonce dhe Jay-Z në motor dhe Kanye e Kim në videon muzikore “Bound 2”. Në videon e lëshuar në vitin 2013, Kanye dhe Kim janë gjithashtu bashkë në një motoçikletë.

“Kanye dhe Kim”, ka shkruar një fans nën fotografine e Beyonces.

Një tjetër më pas tha: “Pse duket sikur Jay-Z dhe Beyonce po lëshojnë versionin e dytë të Bound?”.

Që nga njoftimi për turne, Beyonce dhe Jay-Z janë parë në Xhamajka.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco