Lajmi i fundit

Qëllohet me armë drejt makinës së një avokati në Memaliaj

FOTO/ Zhvishet Olta Gixhari, topless në dëborë

FOTO/ Zhvishet Olta Gixhari, topless në dëborë

11:41, 24/03/2018
A+ Aa A-

Kapriçot e motit të këtyre ditëve të fundit të dimrit, nuk janë arsye për t'u mbulur deri në grykë me shaje të mëdhenj e të ngrohtë, golfe të trashë e kapuça. Ose, më mirë të themi mund të jenë arsye për ata që nuk dinë t'i marrin më të mirën çdo stine!

Olta Gixhari është ndër artistet më në zë shqiptare, jo vetëm për profesionalizmin e saj në fushën e aktrimit, por edhe një figurë publike tejet tërheqëse që shkakton "zhurmë" me gjithçka bën. E tillë është ajo! Pa kufinj, pa dorashka, vetvetja në çdo dimension sajin, aktorja e njohur tregon se të qenit e lumtur është zgjedhje, dhe të ndjerit mirë me veten është kusht i përditshmërisë së saj. Kështu, ajo ka vendosur këto ditë të fundit të Marsit, përpara se t'i themi "lamtumirë" për këtë sezon dimrit, që të bëj diçka crazy, që i shkon për shtat karakterit dhe natyrës së saj në fakt.

Siç duket edhe nga fotot e fundit që ka postuar në instagram, ajo ka realizuar një set të ri fotografik, ku detaji që bije në sy është pikërisht shfaqja topless në dëborë, në një prej këtyre fotove. Me fokus në aparatin fotografik, shumë simpatike dhe elegante, Olta Gixhari na vërteton edhe njëherë se është një bombshell e lindur!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco