FOTO/ Koha kur Françeska Jaçe nuk e dinte çfarë ishte leku dhe operacionet plastike

FOTO/ Koha kur Françeska Jaçe nuk e dinte çfarë ishte leku dhe operacionet plastike

23:11, 23/03/2018
A+ Aa A-

Ajo u bë e njohur falë reality shou “Big Brother Albania”, ku dhe arriti deri në finale. Lidhja që krijoi brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, bëri që ajo të komentohej dhe më shumë.

Image

Flasim për Françeska Jaçen e cila lidhjes me Ermal Merdanin në Big Brother Albania i dha fund vetëm një muaj pas daljes nga shtëpia, shkruan GazetaBlic.

Linjat trupore që ajo posedon dhe që nuk heziton t’i shfaqë për ndjekësit e saj, kanë bërë që ajo të jetë mjaft e përfolur në mediat rozë. Së fundmi, ajo ka hapur dhe një biznes të sajin, të cilit duket se po i kushton kohë mjaftueshëm, ndërsa ka pak muaj që i ka dhënë fund lidhjes së saj të fundit, e që duket se nuk po e vret dhe aq trurin, pasi duket më e lumtur se kurrë më parë.

Image

Duke qenë fytyrë e njohur, është faqja “Vipat e Bllokut” , ajo e cila kësaj radhe ka vënë në shënjestër modelen. Është publikuar një fotografi e shumë viteve më parë, ku ajo ka qenë e ftuar tek emisioni i Arian Çanit “Zonë e Lirë” teksa shfaqet me qenin e saj, por ajo çfarë bie në sy, është pamja e saj krejtësisht ndryshe nga ajo çfarë shohim sot, pasi duket qartë se ajo ka kryer një sërë operacionesh në fytyrë, por që ka pranuar se ka bërë vetëm hundën./GazetaBlic

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco