FOTO/ Gymysh e dashura e kolegut 74 vjeçar? Aktorja flet pas fotos kompromentues

FOTO/ Gymysh e dashura e kolegut 74 vjeçar? Aktorja flet pas fotos kompromentues

12:10, 23/03/2018
A+ Aa A-

Songul Oden është aktorja turke e njohur për publikun shqiptar për rolet e saj në serialet “Gymysh” dhe “Shtëpiake të dëshpëruara”. Prej kohësh aktorja ka treguar se është e vetmuar dhe shumë e trishtuar sepse nuk ka një partner që mund ta bëjë të lumtur.Por nisur nga një foto e postuar nga ajo vetë, mediat turke njoftuan se tashmë vetmia e saj ka marrë fund dhe aktorja është në një lidhje me aktorin 74-vjeçar amerikan, Kevork Malikyanin.

Ky lajm qarkulloi pasi Songul duke shumë e lumtur në foton kompromentuese  duke u parë në sy me amerikanin që të linte përshtypjen e një romance. Por Oden ka mohuar lajmet duke sqaruar se janë vetëm miq, dhe lidhja e pretenduar nuk ekziston.“Në lidhje me lajmet e ditës së sotme, më duhet të reagoj ashpër ndaj mediave që e trilluan këtë lajm. Unë nuk jam në një lidhje me Malikyanin, ai është mik i imi dhe nuk ka asgjë mes nesh”, ka deklaruar 39-vjeçarja, e cila vite më parë ishte në Shqipëri si e ftuara speciale e Ardit Gjebresë në nalen e “Kënga Magjike”. /Story.al/

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco