Për Victoria Beckham, nuk mund të kishte mëngjes më të ëmbël se ky

Për Victoria Beckham, nuk mund të kishte mëngjes më të ëmbël se ky

11:03, 22/03/2018
A+ Aa A-

Kur je një mama në karrierë, momentet më kuptimplota janë ato pranë gjirit të familjes dhe njerëzve të dashur, natyrisht. Njësoj ndodh me Victoria Beckham, mamanë e famshme të katër fëmijëve, e cila është ndër personazhet më aktiv në rrjetet sociale, jo thjesht për profilin e punës së saj, por shumë më tepër se kaq.

Ju me siguri e keni parë që një pjesë dërrmuese të hapësirës së fotove dhe videove në instagramin e saj, e zënë pikërisht momentet me fëmijët, e bashkëshortin. Një të tillë ajo e ka postuar edhe sot në mëngjes në instastory. Ka qenë një surprizë e këndshme e më të voglës së familjes Beckham, Harper, e cila i ka përgatitur një kafe për mëngjes mamasë së saj. Bashkë me kafenë i ka lënë edhe një pusullë në të cilën shkruan: "E dashur mami, shpresoj të të pëlqej kafeja që përgatita për ty. E bëra me shumë dashuri. Nga vajza jote më e mirë, Harper".

Besojmë se për Victorian kafeja e bërë nga duart e vajzës së saj, është shija më e ëmbël në botë, çka me siguri ja ka zbukuruar edhe më shumë këtë mëngjes!

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco